Shërbime ekzekutive


- Lëshimi i certifikatës së anëtarësisë në Dhomë
- Lëshimi i certifikatës jo preferenciale të origjinës për mallrat shqiptare të eksportit


Pajisja me certifikatën e antarësisë në Dhomë është një kërkesë e detyrueshme me ligj, njëkohësisht dhe një nga kushtet për marrjen e licensës së ushtrimit të aktivitetit nga firma juaj.

Certifikata e antarësisë në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë është dokumenti që dëshmon përpara partnerëve të vëndit dhe të huaj seriozitetin e firmës suaj, rrit autoritetin tuaj si firmë dhe ju krijon lehtësi në aktivitetin tuaj prodhues, tregtar dhe të shërbimeve.

Nëpërmjet Dhomës së Tregtisë ju siguroni informacion të pandërprerë, lidhje informative me biznesin botëror, oferta, kërkesa si dhe adresat e sakta të partnerëve tuaj të mundshëm në botë.

Me mundësitë që ka dhe me aktivitetet që zhvillon Dhoma ju krijon mundësi për lidhje dhe kontakt të drejtpërdrejtë me firma, kompani dhe biznesmenë të interesuar për të krijuar marrëdhënie biznesi në Shqipëri.

Dhoma e Tregtisë bën prezantimin e firmave shqiptare në institucionet ndërkombëtare të biznesit, me të cilat mban lidhje të shumta, si dhe u rekomandon firmave dhe kompanive të huaja, partnerë të mundshëm nga Shqipëria.

U propozon firmave të interesuara të vëndit dhe të huaja mundësi bashkëpunimi me formën joint-venture ose me forma të tjera, gjë që kontribon pozitivisht në rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Organizon konferenca, misione biznesi, takime pune, brënda dhe jashtë vëndit, që shërbejnë si nyje ndërlidhëse mes biznesit shqiptar dhe atij të huaj.

Nëpërmjet strukturave të Dhomës, ju do të njiheni me kalendarin vjetor të panaireve ndërkombëtare. Dhoma ju krijon mundësinë e pjesëmarrjes, të ekspozimit të prodhimeve, si dhe të takimeve me biznesmenë për lidhje kontratash e bashkëpunim të ndërsjelltë.

Pajisja me certifikatën e anëtarësisë në Dhomë ju krijon lehtësira në sigurimin e vizave të hyrjes për arsye shërbimi në shtete të ndryshme.

Lëshon certifikatat e origjinës së mallrave që eksportoni, të domosdoshme në praktikën doganore.

Nëpërmjet botimeve të Dhomës, buletineve të përmuajshëm dhe gazetës “Biznesi”, ju do të merrni informacion të shumtë nga fusha e biznesit, mjaft I nevojshëm për aktivitetin tuaj.

“Direktoria e anëtarëve të Dhomës” është një botim i përvitshëm, në gjuhët shqip dhe anglisht, që përmbledh të gjitha firmat anëtare të Dhomës, duke u krijuar mundësi të bëhen të njohura në institucionet më të rëndësishme të biznesit evropian dhe botëror, me të cilat Dhoma jonë e Tregtisë ka vendosur bashkëpunim të ndërsjelltë.

Përmes reklamave në Buletinë dhe në Direktorinë e anëtarëve ju do të keni mundësinë të bëni marketing për firmat tuaja, për prodhimet dhe shërbimet që ofroni.

Biznesi ndërkombëtar ka tek Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë partnerin e vet të sigurtë, që punon dhe është gjithmonë në shërbimin tuaj.

Organizon kurse dhe seminare për kualifikimin dhe ngritjen e kulturës së biznesit, për njohjen e ekonomisë së tregut dhe të mekanizmave të vecanta të saj.

Siguron regjistrimin e markave dhe të patentave të prodhimeve të huaja, në përputhje me ligjin “Për Pronësinë Industriale”, që është hapi i parë për mbrojtjen e tyre nga spekulantët, kopjuesit apo fallsifikatorët.

Trajnime


Në bashkëpunim me eksperte dhe institucione të specializuara, Dhoma organizon trajnime brenda dhe jashtë vëndit, për formimin profesional të anëtarëve të saj në fusha dhe për cështje me interes për ata.