STATUTI I DHOMES SE TREGETISE DHE INDUSTRISE QARKU VLORE


Pjesa e I

Dispozita te pergjithshme
NENI 1

Dhoma e Tregtise dhe Industrise e Qarkut Vlore eshte subjekt i te drejtes publike i pavarur dhe pa qellime fitimi.Ajo ka per qellim mbrojtjen e interesave te anetareve te saj, subjekte te te gjithe sektoreve te Tregetise, Industrise, Prodhimit dhe Sherbimeve, bashkerendimin e punes me administraten lokale e qendrore, si dhe zhvillimin e marredhenieve me organizma analoge te vendeve te tjera per zhvillimin ekonomik te Qarkut e me gjere.

NENI 2


Dhoma e Tregtise edhe Industrise Qarku Vlore eshte person juridik me seli juridike ne qytetin e Vlores dhe kryen veprimtarine e saj ne perputhje me ligjin “Per Dhomat e Tregetise edhe Industrise Nr.9640 dt.09.11.2006 me legjislacionin shqiptar ne pergjithesi, dispozitave te ketij statuti, vendimet e Asamblese se Pergjithshme dhe Kryesise se Dhomes, si dhe rregullores se brendshme. (Per t’u pare pas zgjedhjeve ne Sarande dhe pas analizes se punes per te dy Dhomat te Sarandes dhe Delvines)

NENI 3
NENI 4


Organi mbikqyres i veprimtarise se Dhomes eshte Ministria e Ekonomise, e cila ushtron detyrat e percaktuara sipas nenit 35 te ligjit Nr 9640 dt.09.11.2006 “Per Dhomat e Tregetise dhe Industrise”.

PJESA E II
Fusha e Veprimtarise

NENI 5

Veprimtaria e Dhomes shtrihet ne :

1) Mbrojtjen e interesave te subjekteve private qe ushtrojne aktivitetin e tyre ne sektoret e tregetise, industrise, sherbimeve dhe prodhimit ne rang Qarku.
2) Perpunon dhe prapagandon vlerat ekonomike te Qarkut Vlore sipas per nxitjen e zhvillimin ekonomik.
3) Propagandon legjislacionin Shqiptar brenda dhe jashte vendit qe ka te beje me zhvillimin e tregtise me jashte si dhe me terheqjen e investitoreve te huaj.
4) Kryen kerkime per tregje dhe partnere per bashkepunim ne fushen e tregetise dhe te prodhimit.
5) Bashkepunon me administraten lokale ne raste te veçanta dhe ate qendrore per hartimin e politikave ekonomike qe mbrojne zhvillimin e tregetise dhe industrise.
6) Ndihmon zhvillimin e tregjeve lokale.
7) Boton materiale te ndryshme ne shqip dhe ne gjuhe te huaja qe perbejne informacione, komente, statistika, reklama, studime, etj, qe kane te bejne me problemet korrente te bashkepunimit ekonomik me jashte, eksport-importeve etj.
8) Bashkerendimin e punes se Dhomes me organizma analoge te vendeve te tjera dhe per kete:
8.1) Shkemben pervojen e punes me dhomat e tjera.
8.2) Organizon ekspozita, panaire, seminare, Brenda dhe jashte vendit.
9) Ruan marredheniet me organin mbikqyres qe eshte Ministra e Bashkepunimit Ekonomik dhe Tregetise.
10) Nxit krijimin e shoqatave te tregetise mbi bazen e parimeve funksionale, profesionale dhe te specializimit dhe mban lidhje me to.
11) Leshon çertifikaten e origjines per mallrat shqiptare te eksportit si dhe deshmite e tjera qe t’i kerkohen ne shkembimet ekonomike brenda dhe jashte vendit, me perjashtim kur ligji j’ua atribuon keto sherbime subjekteve te tjera.
12) Vendos lidhje me organizma analoge te vendeve te tjera me qellim bashkepunimi, shkembim informacioni ekonomik dhe tregetar, siguron lidhje e shkembime eksperience, organizimin e aktiviteteve te perbashketa mbi baza bilaterale apo multilaterale etj, me qellim rritjen e nivelit te organizimit dhe te sherbimit ndaj anetareve.
13) Unifikon dhe standartizon dokumentacione te ndryshme, si dhe klasifikon dhe kodon te dhena per mallrat.
14) Bashkerendon punen me administraten shteterore per nxitjen e zhvillimit ekonomik te qarkut.
15) Nderhyn prane administrative lokale per zgjidhjen e problemeve qe kane te bejne me mbarevajtjen e punes dhe te zhvillimit ekonomik te rajonit.
16) Mban lidhje me fondacionet e huaja brenda dhe jashte vendit qe mundesojne progresin ekonomik te rajonit.
17) Mban lidhje me perfaqesite diplomatike te akredituara ne vendin tone me qellim qe te krijoje lidhje te bashkepunimit ekonomik me organizma te ndryshme te vendeve perkatese si dhe per te rritur gjithnje e me teper levizjen e lire te afaristeve ne ato vende.

PJESA E III
Detyrat dhe te drejtat

NENI 6


Dhoma e Tregetise dhe Industrise perbehet nga anetare te rregullt dhe anetare korrespodent. Anetare te rregullt jane te gjithe personat juridik per te cilet anetaresia eshte e detyrueshme sipas nenit 6 te Ligjit Nr. 9640 dt 09/11/2006“Per Dhomat e Tregetise dhe Industrise” si dhe personat fizik te cilet anetaresohen vullnetarisht.
Anetare korrespodent jane institucione kerkimore shkencore, fondacione dhe organizma te tjera qofshin keta dhe individe qe kontribuojne efektivisht ne permbushjen e detyrave te Dhomes se Tregetise dhe Industrise.
Anetaret korrespodent pranohen nga Kryesia e Dhomes se Tregetise dhe Industrise.

NENI 7


Detyrat e anetareve te rregullt te Dhomes jane:
a) Te paguajne kuatizacionin fillestar te anetaresimit sipas tarifave te percaktuara nga Kryesia e dhomes dhe miratuar nga Asambleja e Dhomes, kontribut i cili do te derdhet nje here ne vit.
b) Te permbushe kerkesat e ligjit “Per Dhomat e Tregetise dhe Industrise” dhe te ketij statuti.
c) Te bashkepunoje per permbushjen e objektivave te Dhomes.
d) Te ruaje sekretet tregetare dhe te prodhimit per veprimtarite nga Dhoma e Tregetis dhe Industrise.

NENI 8


Te drejtat e anetareve te rregullt te Dhomes se Tregetise dhe Industrise jane:
a) Te marre pjese ne Asamblene perfaqesuese
b) Te marre pjese ne punen e komisioneve, grupeve te punes se Dhomes per aktivitete te ndryshme qe mund te kryhen.

NENI 9


Te drejtat dhe detyrat e anetareve korrespodente percaktohen nga Kryesia e Dhomes sipas programit perkates ne fushen ku do te bashkepunohet, dhe sipas statutit. Anetaret korrespodente nuk detyrohen te paguajne kuota antaresie.

Pjesa IV

Organizimi dhe drejtimi

NENI 10


Organet drejtuese te Dhomes jane :
- Asambleja e Pergjithshme
- Kryesia
- Kryetari
- Sekretari i Pergjithshem
- Komisioni i Auditimit

NENI 11


Asambleja e Pergjithshme

Asambleja e pergjithshme e Dhomes se Tregtise dhe Industrise perbehet nga tregtare e industrialist te cilet zgjidhen nje here ne kater vjet. Asambleja e Pergjithshme e Dhomes se Tregtise dhe Industrise, nga gjiri anetareve te saj zgjedh nje here ne kater vjet, Kryesine, Kryetarin si dhe Komisionin e Auditimit.

Eshte ne kompetence te Asamblese se Pergjithshme te Dhomes :

a- Percaktimi dhe miratimi i veprimtarise se Dhomes.
b- Miratimi i statutit
c- Miratimi i akteve normative per organizimin dhe funksionimin e Dhomes.
d- Miratimi i buxhetit vjetor dhe raporti per llogarite vjetore .
e- Percakton shperblimet per Kryetarin dhe Komisionin e Auditimit.
f- Caktimi i kuotave te anetaresimit dhe te sherbimeve.
g- Zgjedh nga gjiri i saj perfaqesuesit e saj me te denje per ne Asamblene e Bashkimit te Dhomave.

Mbledhjet e Asamblese jane te zakonshme dhe te jashtezakonshme.

Asambleja e zakonshme thirret te pakten nje here ne vit, nga Kryetari, me kerkese te Kryesise se Dhomes e cila cakton edhe rendin e dites se mbledhjes se Asamblese Kur kryetari brenda 15 diteve nga marrja e kerkeses, nuk mbledh Asamblene, atehere Kryesia e Dhomes ka te drejte te mbledhe vete Asamblene duke e lajmeruar per daten, oren, vendin dhe rendin e dites se mbledhjes.

Kryetari i Dhomes drejton mbledhjet e Asamblese Perfaqesuese

Asambleja e Jashtezakonshme mblidhet me kerkese te Kryetarit dhe/ose te Kryesise ose kur kete e kerkon 1/3 e anetareve te saj. Rendi i dites se Asamblese caktohet nga kerkuesi.
Kur Kryetari brenda 15 diteve nga marrja e kerkeses, nga subjektet e percaktuara ne paragrafin me lart, nuk mbledh Asamblene, atehere kerkuesi ka te drejte ta mbledhe vete ate duke percaktuar daten, oren, vendin dhe rendin e dites se mbledhjes.
Asambleja e Pergjithshme mblidhet duke u derguar anetareve njoftime me shkrim te pakten 5 dite para mbledhjes. Njoftimet do te permbajne vendin, oren, daten dhe programin e mbledhjes. Mbledhja e Asamblese se Pergjithshme mund te zhvillohet kur ne te marrin pjese me shume se gjysma e anetareve te saj.
Asambleja e Pergjithshme, i merr vendimet e saj kur votojne pro tyre me shume se gjysma e anetareve te pranishem.
Rezultati i votimit shenohet ne proces-verbalin e mbledhjes i cili nenshkruhet nga Kryetari i Dhomes dhe Sekretari Teknik i mbledhjes (i cili zgjidhet nga Asambleja e Pergjithshme). Vendimet e Asamblese se Pergjithshme shpallen dhe nenshkruhen nga Kryetari i Dhomes se Tregtise i cili kontrollon zbatimin e tyre.
Çdo anetar i Asamblese se Pergjithshme gezon te drejten e nje vote.
Kryetari i Dhomes eshte njekohesisht edhe anetar i Kryesise se Dhomes.


NENI 12


Kryesia

Kryesia e Dhomes zgjidhet nga Asambleja e Pergjithshme e Dhomes dhe perbehet nga 15 anetare te kesaj Asambleje (nje anetar i kryesise eshte nga Saranda & nje anetar nga Delvina ).
Kryesia e Dhomes mblidhet jo me pak se nje here ne muaj dhe drejtohet nga Kryetari i saj. Mbledhja e Kryesise mund te thirret edhe nga jo me pak se nje e treta e anetareve te Kryesise se Dhomes.
Kryesia mblidhet duke i derguar anetareve njoftime me shkrim te pakten 5 dite perpara mbledhjes, perveç rasteve te ngutshme. Njoftimet do te permbajne vendin, oren, daten, programin e mbledhjes. Mbledhja e Kryesise mund te zhvillohet kur ne te marrin pjese jo me pak se gjysma e anetareve te saj.
Kryesia i merr vendimet e saj kur votojne pro tyre me shume se gjysma e te pranishmeve kur nuk eshte shprehur ndryshe. Rezultati i votimit shenohet ne procesverbalin e mbledhjes i cili nenshkruhet nga Kryetari,anetaret e Kryesise dhe sekretari teknik imbledhjes.
Vendimet e Kryesise shpallen dhe nenshkruhen nga Kryetari.
Çdo anetar i Kryesise ka te drejten e nje vote.


Eshte ne kompetencen e Kryesise se Dhomes :


a- Hartimi dhe miratimi i programeve te punes per arritjen e objektivave dhe detyrave te Dhomes.
b- Caktimi i struktures organizative te aparatit te Dhomes, i pagave sipas detyrave dhe funksioneve, i shperblimeve, i emerimeve dhe shkarkimeve te punonjesve te aparatit me propozim te Kryetarit. Punonjesit merren ne pune mbi bazen e konkursit.
c- Caktimi i tarifave, çmimeve, kuotave te anetaresimit, masat e shperblimeve per sherbimet qe kryejne punonjesit, ekspertet e jashtem dhe anetaret korrespondent.
d- Miratimi i rregullores se brendshme te aparatit administrativ te Dhomes.
e- Caktimi i rregullave per perdorimin e fondeve dhe administrimin e tyre.
f- Propozimet per ndryshimet e statutit.
g- Zbatimi i vendimeve te marra nga Asambleja e Pergjithshme kur keto nuk i ngarkohen te tjereve.
j- Pranimi i anetareve korrespodente.
h- Kryerja e funksioneve te tjera qe do t’i ngarkohen nga Asambleja e Pergjithshme qe nuk bie ndesh me ligjin per Dhomat, kete statut dhe rregulloren e brendeshme.

NENI 13


Kryetari

Kryetari zgjidhet nga Asambleja e Pergjithshme, nga gjiri i saj per nje periudhe kater vjeçare.

Kryetari ka keto kompetenca:


a- Organizon dhe drejton gjithe punen operative dhe administrative te aparatit te Dhomes per zbatimin e objektivave te lena nga Kryesia.
b- Pergatit dhe paraqet per miratim ne Kryesi projekt rregulloren e brendshme te aparatit administrativ te Dhomes dhe projekte te ndryshme qe shtrohen ne mbledhjen e Kryesise.
c- Therret mbledhjen e Kryesise se Dhomes dhe drejton ate.
d- Perfaqeson Dhomen ne te gjitha aktet juridike, gjyqesore dhe aktivitete sipas dispozitave te ligjit “Per Dhomat e Tregtise dhe Industrise” dhe te ketij statuti.
e- Perfaqeson Dhomen ne te gjitha aktivitetet juridike dhe gjyqesore sipas dispozitave te ligjit “Per Dhomat e Tregtise dhe Industrise” dhe ketij statuti.
f- Paraqet ne Kryesi propozime, mendime e projekte te ndryshme miratimi i te cilave eshte ne kompetence te Kryesise se Dhomes.
g- Ndjek zbatimin e vendimeve te Kryesise.
h- Kryen te tjera funksione qe i ngarkon Kryesia qe s’bien ne kundershtime me ligjin per Dhomat e Tregetise, permbajtjen e ketij statuti, dhe rregulloren e brendeshme te Dhomes.
i- Eshte funksionar dhe paguhet nga Dhoma.

Kryetari shkarkohet nga detyra :

j- Per rastet kur humbet figuren e tregetarit dhe qytetarit korrekt.
k- Abuzon me detyren e ngarkuar.
l- Shkel rende dispozitat e ligjit “Per Dhomat e Tregtise dhe Industrise”, dhe te statutit.
Propozimi per shkarkimin e kryetarit mund te paraqitet me shkrim te pakten nga nje e treta e anetareve te Asamblese se Pergjithshme ose mbi 50% e anetareve te Kryesise.
Vendimi per shkarkimin e tij merret kur per te voton me shume se gjysma e anetareve te pranishem ne mbledhje.

NENI 14


Sekretari i Pergjithshem:

Sekretari i Pergjithshem caktohet nga organi mbikqyres sipas nenit 18 te ligjit Nr.9640 date 09-11-2006 “Per Dhomat e Tregtise dhe Industrise ”.

Sekretari i Pergjithshem ka keto kompetenca :

a- Njofton periodikisht organin mbikqyres per veprimtarine e Dhomes.
b- Ndjek respektimin nga Dhoma te dispozitave te ketij ligji dhe te ligjeve te tjera ne fuqi.
c- Ndjek zbatimin e vendimeve te Kryesise dhe te Asamblese se Dhomes.
d- Ndjek procedurat e regjistrimit te anetaresise, sipas nenit 7 te ketij ligji.
e- Organizon dhe drejton zgjedhjen e perfaqesuesve te cdo grupi ne Asamblene e Dhomes.
f- Eshte funksionar dhe merr pagen e caktuar nga Kryesia e Dhomes.

Sekretari i Pergjithshem shkarkohet nga detyra :

j- Ne rastet kur humbet figuren e nenpunesit korrekt.
k- Abuzon me detyren e ngarkuar.
l- Shkel rende dispozitat e ligjit “Per Dhomat e Tregetise dhe Industrise”, te ketij statuti.
m- Si dhe per paaftesi.
n- Propozimi per shkarkimin e Sekretarit te Pergjithshem i behet organit mbikqyres mbi bazen e vendimit te me shume se gjysmes te numrit te anetareve te pranishem ne mbledhje.

NENI 15


Komisioni i Auditimit

Komisioni i Auditimit perbehet nga tre anetare, njeri eshte ekspert kontabel i autorizuar dhe emerohet nga Ministri,ndersa dy te tjeret zgjidhen nga Asambleja e Dhomes, njeri me profesion Jurist dhe tjetri me profesion ekonomist kater vjeçare. Anetaret e Komision Auditimit nuk duhet te jene anetare te Kryesise.
Komisioni i Auditimit mund te veproje me dy te tretat e tij.

Komisioni i Auditimit ka keto kompetenca :

a- Te kontrolloje sipas nje programi te caktuar aktivitetet financiare dhe te mbajtjes se librave te llogarise ne perputhje me legjislacionin ne fuqi, te dispozitave te ketij statuti dhe te paraqese konkluzionet e tij ne Kryesine e Dhomes dhe ne Asamblene e Pergjithshme.
b- Pas miratimit ne Asamble, raporti i Komisionit i dergohet per njoftim organit mbikqyres.
c- Me kerkese te Kryetarit, te Asamblese dhe te sekretarit te Dhomes, komisioni mund te ushtroje kontroll tematik.

PJESA E 5-TE

MJETET FINANCIARE TE DHOMES SE TREGTISE DHE INDUSTRISE QARKU VLORE


NENI 16



Mjetet financiare te Dhomes sigurohen :

a- Nga kuotacionet dhe kontributet qe detyrohen te derdhin anetaret
b- Te ardhura nga donator te ndryshem, vendas apo te huaj.
c- Te ardhura nga ushtrimi i veprimtarise se Dhomes.

Buxheti hartohet dhe ndiqet çdo vit sipas parimeve te administrimit financiar rentabel duke mos e cenuar aftesine paguese te anetareve. Aktiviteti financiar i Dhomes do te pasqyrohet ne perputhje me legjislacionin ne fuqi dhe shpenzimet do te kryhen ne mbeshtetje me buxhetin vjetor te planifikuar dhe miratuar nga Asambleja e Pergjithshme.

NENI 17



Dhoma eshte e pavarur ne veprimtarine e saj!

Per Dhomen e Tregtise dhe Industrise Qarku Vlore

KRYETARI
EDMOND LEKA